Shqipëri – San Marino, formacionet zyrtare

Kombëtarja shqiptare ka një rast të artë të ngjitet në vendin e dytë të grupit I në kualifikimet për botëror.

Shqipëria e pret San Marinon në Elbasan Arena dhe pritet fitore pasi padyshim është favorit absolut, ndërsa në anën tjetër shpreson që Anglia ta mposhtë Poloninë, kështu kombëtarja kuq e zi do të ngjitej në pozitën e dytë.

Trajneri Edy Reja starton me këtë formacion: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti; Hysaj ©, Bajrami, Bare, Trashi; Laci, Uzuni; Manaj.

Ndërsa San Marino futet në këta futbollistë: Benedettini; Battistini, Fabbri, Brolli, Palazi ©, Grandoni; Tomassini, A. Golinucci, Golinucci, Hirsch; Nanni.