Interi përforcon mbrojtjen me Diego Godin

Klubi “Interit” konfirmoi firmosjen e kontratës me futbollistin uruguajan Diego Godin me transferim të lirë.

Gjigandi italian i uroi mirëseardhje ish-mbrojtësit të “Atletico Madridit” me një video në “Twitter”.

Kontrata e firmosur do të zgjasë deri më 30 qershor të vitit 2020.

Mbrojtësi 33-vjeçar njoftoi largimin e tij nga klubi spanjoll në muajin maj.

Godin realizoi 389 paraqitje dhe shënoi 27 gola brenda nëntë viteve me “Atletico Madridin”.

Në ndeshjen e fundit të sezonit 2013-2014 në ligën e parë spanjolle, “La Liga”, goli i Godinit i siguroi “Atleticos” titullin kampion kundër “Barcelonës”, duke sjellë trofeun tek ekipi i Madridit për herë të parë që nga viti 1996.

Godin ka shënuar tetë gola në 131 ndeshje ndërkombëtare me përfaqësuesen e Uruguajit.

Ai gjithashtu ngriti trofeun e turneut Kopa AmeriKa në vitin 2011./atsh