Gjendet i shtrirë në rrugë e pa shenja jete një person në Kamenicë

Në fshatin Kremenatë të Kamenicës mbrëmë është gjetur një person i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Bëhet e ditur se njësitet policore janë duke u marrë me rastin, ndërsa pritet vendim i prokurorit për veprime tjera.