Interpoli nuk pranon kërkesën e Ukrainës për të përjashtuar Rusinë

Interpoli ka hedhur poshtë kërkesën e Ukrainës për të përjashtuar Rusinë nga organizata e saj, pavarësisht mbështetjes nga Britania e Madhe dhe Polonia që gjithashtu kërkuan pezullimin e Rusisë.

Një zëdhënës i Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit tha për The Guardian.

“Vetëm Asambleja e Përgjithshme, organi suprem qeverisës i INTERPOL-it që përbëhet nga përfaqësues të seciligt prej 195 vendeve anëtare, mund të votojë për çështjet që lidhen me anëtarësimin. Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it vazhdon të monitorojë nga afër situatën në lidhje me Ukrainën.”

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, ose Interpol, është një organ ndërkombëtar që ofron mbështetje hetimore për shtetet anëtare, kryesisht përmes sistemit të njoftimit të kuq që shënon të dyshuarit ndërkombëtarisht.

Vazhdimi i përfshirjes së Rusisë në Interpol u jep shërbimeve të sigurisë akses në bazën e të dhënave të njoftimit të kuq dhe mbështetje të mundshme më të gjerë, pavarësisht akuzave se Rusia është një abuzues i madh i sistemit të njoftimit të kuq.

Grupet e të drejtave theksojnë aftësinë e regjimeve autoritare për të abuzuar me sistemin e njoftimit të kuq të Interpolit me qëllim që të pikasin disidentët politikë ose të mërguarit.