Mbi 210 mijë fëmijë përfituan bonus që nga viti 2019 në Shqipëri

Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri, prej fillimit të programit të qeverisë në janar të vitit 2019.

Kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

“MIRËMËNGJES – dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 210 MIJË fëmijë kanë përfituar #bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Lini një Përgjigje