Irani sulmon edhe me raketa Izraelin – publikohen pamjet e para dramatike

Mediumi shtetëror iraniane, IRNA raporton se tashmë ka nisur edhe sulmi me raketa ndaj Izraelit.

Tashmë mediumi në fjalë ka publikuar një video teksa shihet një raketë duke fluturuar në ajër.

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Sipas informacioneve, raketa përshkruan rrugën nga Basra e Irakut drejt shtetit izraelit.

Ndërkohë, Irani gjithashtu ka lëshuar një numër dronësh në drejtim të Izraelit, raporton skynews.

Përshkallëzimi erdhi pas sulmit të shtetit izraelit në ambasadën iraniane në Damask të Sirisë.

Benyamin Netanyahu tashmë ka mbledhur urgjentisht kabinetin izraelit të luftës. /Telegrafi/

Lini një Përgjigje