Zemaj thotë se Ministria e Shëndetësisë ka hequr dorë në menaxhimin e pandemisë

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, përkatësisht ministrinë e Shëndetësisë, që me mosveprimet e saj ka hequr dorë në menaxhimin e pandemisë.

Sipas Zemajt ka tre muaj që nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë.

“Ky virus nuk mund të luftohet vetëm me propagandë por me veprime konkrete. Andaj në mungesë të veprimit të kësaj Qeverie, qytetarët duhet ta shtojnë kujdesin për vete dhe familjet e tyre”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.

Postimi i plotë i Zemajt:

Qeveria – MSh , me mosveprimet e saj ka hequr dorë në menaxhimin e pandemisë. Ka tre muaj që nuk është diskutuar për menaxhimin e pandemisë.

Ky virus nuk mund të luftohet vetëm me propagandë por me veprime konkrete. Andaj në mungesë të veprimit të kësaj Qeverie, qytetarët duhet ta shtojnë kujdesin për vete dhe familjet e tyre.

Shtimi enorm i rasteve të të infektuarve, nuk duhet të shërbej për të larguar vëmendjen nga paaftësia në resorët tjerë!