Irani sulmon një bazë ajrore amerikane në Irak (video)

0
726

Shteti i Iranit e ka nisur hakmarrjen ndaj SHBA-së, të martën pas mesnate.

Sipas raportimit të televizionit shtetëror, Teherani e ka sulmuar një bazë ajrore të ushtrisë amerikane në Irak.

Sipas CNN-it, 10 raketa e kanë goditur bazën al-Asad, në afërsi të Bagdadit, raporton KTV.

Ende nuk raportohet për ndonjë viktimë, dhe Presidenti amerikan Donald Trump është njoftuar për sulmin.

Garda Revolucionare e Iranit e ka paralajmëruar SHBA-në dhe aleatët e saj të mos provojnë kundër-reagim pas këtij sulmi.