Iraniani i armatosur kapet pranë shtëpisë së Donald Trump

SHBA-Iran, është fillimi i një konflikti e cila mund të marrë përmasa më galopante në rastin e përfshirjes dhe të aktorëve të tjerë politikë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë acaruar së tepërmi pas vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani nga ushtria amerikane, në kohën kur ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinë. Kundërpërgjigja e Iranit nuk vonoi dhe lëshoi disa ditë më pas në drejtim të dy bazave të ushtrisë amerikane në Irak, disa raketa balistike.

Por sulmi i ideuar prej tyre nuk e kaloi kërcënimin, pasi nga kjo tentativë e forcave iraniane nuk u lëndua askush në radhët e amerikanëve. Fill pas këtyre zhvillimeve, ditën e djeshme një shtetas i Iranit është arrestuar nga policia amerikane në Palm Beach të Floridas, pasi pas kontrollit të kryer ndaj tij, rezultoi se ishte i pajisur me disa thika. Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa policia lokale është duke bashkëpunuar me autoritetet federale.

Arrestimi i këtij shtetasi ka ndodhur vetëm disa ditë pasi zyrtarët iranianë kanë ofruar një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për vrasjen e presidentit amerikan, Donald Trump, në shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit iranian, Qassem Soleimani, nga SHBA-ja. Ura ku u arrestua iraniani ndodhet pak më shumë se 6 kilometra larg pushimores dhe klubit të Trumpit, Mar-a-Lago, por presiden