Irritohet mërgimtari: Investova 200 mijë franga në Kosovë, por më nuk do të vij (video)

Mërgimtarët qe përfunduan pushimet në Kosovë, po përballen me pritje të mëdha në Merdare.

Këto situata që po përsëriten për shumë vjet, janë bërë të padurueshme për kosovarët e diasporës.

Të enjten u prit deri në pesë orë për të hyrë ne Serbi, fakt ky që nervozoi shumë vetë.

“200 mijë franga i kam investuar në Kosovë dhe s’kam me ardh më kurrë. Arsyeja është qikjo pritje”, tha një qytetar që jeton në Diasporë.