Verona rikthehet në Serie A me përmbysje spektakolare (video)

Verona ka përmbysur disavantazhin e dy golave të ndeshjes së parë duke fituar 3 – 0 ndaj Cittadella në ndeshjen e kthimit të finales së play-offit të Serie B. Me këtë rezultat, Verona rikthehet në Serie A.

Ndeshja e parë ka befasuar të gjithë me fitoren 2 – 0 të Cittadella-s në shtëpi falë dygolëshit të blerjes së janarit Davide Diaw.

Klubi nga provinca e vogël e Padovas, me 20,000 banorë, nuk pritej të ndodhej në finalen e play-offit pasi përfundoi në vend të shtatë megjithëse me buxhetin më të ulët të kampionatit.

Verona e nisi mirë duke gjetur golin me Zaccagni-n në pjesën e parë. Pas pushimit Parodi del nga fusha me karton të kuq për miqtë dhe Di Carmine shënon golin e dytë për vendasit.

Në fund të takimit Priora merr të kuqin e dytë për skuadrën e tij dhe Laribi shënoi golin e fitores së madhe pak minuta më pas në të 83-ën. Verona rikthehet në Serie A, aty ku i takon.