Isa Mustafa deklarohet pas votimit të Qeverisë Hoti

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka folur pas formimit të qeverisë së re, e cila u votua para pak çasteve në Kuvend me 61 vota për.

Mustafa tha se formimi i qeverisë së re është hap i rëndësishëm për Kosovë.

Ai tha se nuk krahasohet Qeveria Hoti me Qeverinë Kurti dhe se kryeministri Avdullah Hoti do të jetë i përgjegjshëm.

“Po i uroj zgjedhjen, po i uroj ata sepse është hap i rëndësishëm për Kosovën, do të punojë në interes të qytetarëve të Kosovës.

“Se kisha ba krahasimin me atë koalicion, qeveria do ta ketë qendrueshmërinë deri në fund të mandatit, unë besoj shumë në vizionin e kryeimnnistrit Hoti por edhe në përbërjen e deputeteve të Kuvendit”.

“Nuk dëshiroj të bëjë krahasimin, do të jetë i përgjegjshëm e bashkëpunues, e njeh ekonominë sepse tani sfidohemi me një krizë të shkaktuar nga pandemia”, tha ai.