Isa Mustafa i reagon ashpër Fitore Pacollit: Logjikë fashiste!, I gjallë je i tepërt për logjikën e tyre

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa i ka reaguar deputetes së LVV’së, Fitore Pacolli, pasi ajo mbrëmë në një paraqitje publike ka përmendur Mustafën dhe nënën e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se kanë kërkuar shërim jashtë vendit, shkruan Fokusi.info.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo logjikë e deputetes Pacolli, është logjikë fashiste.

Logjikë fashiste!
Edhe të sëmurët s’guxojnë të shërohen ku ata kanë nevojë, por aty ku diktojnë trurët e shpërlarë. Të përgojosh nanën Rukë, nënën e dëshmorëve e të luftëtarëve të gjallë të lirisë është turpi i turpit. Është kulmi i idiotësisë individuale e kolektive, i mungesës së edukatës minimale familjare dhe e traditës kombëtare.

Sa për shërimin tim në vend dhe jashtë vendit, e vërteta është se nuk i kam pyetur ata që më gjuajtën me mollotov, me gaz lotësjellës, me sprej syve; që tentuan atentate me iriqë të hekurt, që gjuanin me bomba shtëpitë dhe institucionet shtetërore. Sepse i gjallë je i tepërt për logjikën e tyre. IM