IPK nis hetimet për zyrtarin policor në rastin e Faik Fazliut

Inspektoriat Policor i Kosovës ka nisur hetimet për zyrtarin policor që gjatë arrestimit ka shtyrë dhe rrëzuar përtokë, ish-kryetarin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i IPK’së, Arbër Beka.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK pas publikimit të pamjeve ka filluar një hetim preliminar bazuar në autorizimet ligjore të saj”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim.

Më herët kreu i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar për lirimin e Fazliut.

Ndryshe, “Indeksonline”, kishte postuar momentin kur pas një debati zyrtarët policorë e kishin shtyrë përtoke dhe e kishin rrëzuar ish kreun e veteranëve, Faik Fazliun.

Pas video se publikuar pati shumë reagime të zyrtarëve të ndryshëm ku kërkohej lirimi i  mënjëhërshëm i Fazliut si dhe hetimi i këtij rasti./Indeksonline/