Isa Mustafa: Nëse Melihatja ka ndonjë telefonatë timen me Rrahman Morinën, le ta publikojë

Isa Mustafa është bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë. Por, procesi zgjedhor i kësaj partie i ka penguar disa anëtarëve të saj. Ka qenë Melihate e cila ka thënë se një proces i tillë si ky i sotmi nuk ka ndodhur as në kohën komuniste duke thënë se tash në krye të LDK’së është vënë ministri i Rrahman Morinës. Por Mustafa, pas rizgjedhjes si kryetar i LDK’së, ka deklaruar se nuk e ka në plan të merret me deklaratat e Tërmkollit dhe se nëse ajo ka ndonjë lidhje telefonike me Morinën le ta publikojë.

“Nuk kam se çka të komentoj lidhur me deklaratat e Melihates. Nëse i ka mbetë ndonjë lidhje telefonike me Rrahman Morinen mundet me folë Melihatja. Unë kam punuar për Kosovën, për Republikën për shtet”, ka deklaruar Mustafa pas rizgjedhjes kryetar i LDKsë.

Tërmkolli ka lëshuar mbledhjen e Këshillit të LDK’së, ku ka folur rreth zgjedhjes së Isa Mustafës me aklamacion në krye të LDK-së. Tërmkolli ka thënë se një Kuvendi i tillë Zgjedhor nuk ka ndodhur as në periudhën komuniste.