Isa Mustafa: Nuk mundet LDK të ketë parime më të forta se SHBA-të

Ditën e premte, LDK ka mbajtur një takim me strukturat e saja. Në atë takim Kryetari LDK-së, z. Isa Mustafa ka dhënë shenja të qarta se do ta mbështesin si LDK dialogun dhe nuk do të jenë assesi kundër qëndrimit amerikan për Kosovën.
“E kemi vlerësuar letrën e presidentit Trump dhe mobilizimin e gjithë institucioneve të Republikës së Kosovës që procesi i dialogut të shkojë karshi angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)”, ka thënë Mustafa. “S’mund të krekosemi që ne tash i kemi do parime më të mëdha se SHBA-ja sa i përket Kosovës”.
Krahas kësaj, kreu i LDK-së ka theksuar se SHBA-ja e ka bërë shtet Kosovën dhe se pa mbështetjen e saj sot vendi do të kishte më shumë se një milion refugjatë.