Isa Mustafa: VV-së nuk ia harrojmë të kaluarën, por po mundohemi të arrijmë marrëveshje me ta

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar përvjetorin jubilar të themelimit të partisë.

Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, në këtë përvjetor, ka vë theksin në përpjekjet me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) për bashkëqeverisje.

Ai tha se e din se LDK dhe VV kanë dallime politike edhe në të kaluarën, por tani janë drejtë rrugës për të gjetur një rrugë për bashkëqeverisje.

“Në përpjekje e tona për bashkëqeverisje jemi të vetëdijshëm për dallimet politike dhe në të kaluarën, por po bëjmë përpjekje të gjejmë rrugë për qeverisje ashtu siç gjetëm rrugë të bëjmë një opozitë të suksesshme”, tha Mustafa.

Ai tha se LDK është e gatshme të bashkëqeverisë me VV duke ndarë përgjegjësitë në mënyrë të barabartë.

“Qeveria jonë e LDK-së dhe qasja jonë bashkë me VV është të ndajmë përgjegjësitë në harmoni me votën të trajtohen gjitha përgjegjësitë dhe të bëjmë balancë të domosdoshëm të pushteteve”, tha ai.

Mustafa tha se LDK nuk dëshiron presione nga askush, duke përfshirë edhe mediet.

“LDK është parti e parë pluraliste në Kosovë, ka traditë demokratike, më së paku meritojmë dhe kemi nevojë për presion politik dhe mediatik në procesin e marrëveshjes e sidomos nga ata që kanë qenë kundër LDK-së dhe që kanë mbrojtur portat e subjekteve tjera”, tha ai.

Ai tha se pret që koalicioni të ndërtohet pa presione dhe pa fushata kundër tyre, ndërsa shton se VV duhet lexuar edhe njëherë rezultatet e 6 tetorit dhe ta vërejnë afërsinë e rezultateve mes dy subjekteve politike.

“Ne kemi dëshirë pa presion dhe pa fushatë kundër VV ta bëjmë një koalicion”, tha ai.

“Ne kemi lexuar qartë rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe kemi përgjegjësi ndaj këtyre rezultateve dhe duhet edhe VV të lexoj qartë rezultatet që jemi parti se jemi pothuajse barabartë në numër “, shtoi Mustafa.

Mustafa tha se LDK do përkushtohet të thelloj bashkëpunimin me Shqipërinë, që të jetë një bashkëpunim vëllazëror në mes nesh.