Ish-aktivisti i VV-së: Këto nuk janë bisedime politike, por masa edukative për LDK-në

Ish-anëtari i VV-së, Arben Gecaj  ka shkruar se bisedimet e tashme në mes të LVV-së e LDK në realitet nuk janë bisedime politike, por “VV, është duke bërë pedagogjizimin, korrektimin e LDK-së me masa socio-pedagogjike të avancuara”.

Metodat, qasja është tipike edukative; ti ke gabuar, ti ishe delikuent, unë tani te marre mbi kontroll dhe korrigjoj formen tende, te menduarit, sjelljes por edhe veprimeve. Një mase edukative e cila mund te zgjase disa vite, deri sa ajo të ndryshoj komplet sitemin dhe strukturën, ka shkruar Gecaj.

Ja postimi i plotë i tij:

Këto nuk janë bisedime politike.

VV, është duke bërë pedagogjizimin, korrektimin e ldk-së me masa socio-pedagogjike të avancuara.

Metodat, qasja është tipike edukative; ti ke gabuar, ti ishe delikuent, unë tani te marre mbi kontroll dhe korrigjoj formen tende, te menduarit, sjelljes por edhe veprimeve. Një mase edukative e cila mund te zgjase disa vite, deri sa ajo të ndryshoj komplet sitemin dhe strukturën.

Si proces është shumë interesant. Për studjuesit e sociologjisë, një fushë praktike e paperseritur deri me tani dikund tjetër.