Moti sot në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare.

Në disa rajone ende mund të ketë fjolla të dobëta bore.

Do të fryjnë erëra veriore dhe verilindore të cilat ende do të jenë të fuqishme herë pas here por do të vijnë duke u dobësuar.

Temperaturat do të shënojnë ulje të mëtutjeshme dhe ato minimalet natën e ardhshme mund të ulën deri në -14, -15 gradë Celsius në viset malore, ndërsa rreth – 8, -10 gradë Celsius në viset tjera.