Ish-anëtari i VV-së: Pasiguri e tmerrshme te LDK e VV, PDK-ja si sahat Zvicre

Ish-anëtari i VV-së, tani anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Arben Gecaj ka komentuar takimet e shumta mes LDK dhe VV të cilat janë duke u përpjekur për të arritur një marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Gecaj thekson se ka pasiguri si tek LDK dhe VV-ja, pasiguri totale në këto bisedime.

Tutje, ai thotë se si asnjëherë më parë nuk e ka parë më të fortë Partinë Demokratike të Kosovës teksa e krahason me orën e Zvicrës të cilat shquhen për jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri.

Postimi i plotë:

Pasiguri e tmerrshme tek vv e ldk, takime, takime, takime, thjesht pasiguri totale.Kjo qasje, keto veprime jane shenje e respektit dhe tregojne se sa serioze dhe e papershtatshme eshte per te tjeret.

Personalisht, kurre me te forte se kam perjetu PDK-ne, sahat zvicre, drejt 220.000 te saj.