Ish “bomberi” i Kosovës në top formë, i shënon dy gola Bayern Munchen

Albert Bunjaku nuk ka të ndalur së shënuari në Ligën e Tretë Gjermane.

Ish sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, sot ka shënuar dy gola ndaj skuadrës Bayern Munchen II, shkruan GazetaOlle.

35 vjeçari me dy golat e sotëm arrin në shifrën e gjashtë golave në katër ndeshje kampionale.

Kujtojmë se Bunjaku kishte luajtur gjashtë ndeshje për Kosovën dhe kishte shënuar tre gola.