Liverpool e ‘shkatërron’ Hudderfieldin, vazhdon ëndrrën për titull (video)

Liverpool e ka ‘shkatërruar’sonte skuadrën e Huddersfield Town, duke e mposhtur me rezultatin 5 – 0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 36-të në Premierligë, xhiro kjo që përsëri gjen një lider tjetër në krye të tabelës.

Serinë e golave në ndeshjen e hapi Naby Keita, i cili realizoi pas vetëm 30 sekondave lojë.

Ishte Sadio Mane, i cili në minutën e 23’ realizoi për 2 – 0.

Goli i tretë erdhi nga egjiptiani Mohamed Salah, i cili në minutën e 45’ tundi për herën e tretë rrjetën e mysafirëve.

Deri në fund të takimit, ishin Mane e Salah që shënuan edhe nga një herë, në minutat 66’ dhe 83’.

Me këtë fitore, Liverpool rimerr kreun e tabelës, me 91 pikë, dy më shumë se Man City, të cilët luajnë të dielën kundër Burnley.

https://streamable.com/it3m7