Ish-deputetja e LDK-së: Albini për pushtet edhe “vret”, madje “vret” në masë

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka komentuar tubimin e sotëm të VV-së, ku thotë se Albini për pushtet edhe “vret”, madje “vret” në masë.

“Edhe po të mos ketë asnjë të prekur me Covid’ 19 nga ky tubim, vetë mbajtja e tij flet shumë. Në tubim, asnjë simbol, asnjë flamur i shtetit tonë, Kosovës. Pastaj, akuzojmë Rakiqin e tjerë! Mos të harrojmë: Albini dhe shumë eksponentë të VV-së janë “qiraxhinj”, është shprehur ajo.

Postimi i plotë:

Rr’noftë partia!

Me sa po shihet nga tubimi i sotëm i VV-së, në kohë pandemie, Albini për pushtet edhe “vret”, madje “vret” në masë. Sot, në përvjetorin e 21-të, kur SHBA dhe NATO na shpëtuan nga vrasja në masë, nga shfarosja që po bënte Serbia kundër shqiptarëve! Edhe po të mos ketë asnjë të prekur me Covid’ 19 nga ky tubim, vetë mbajtja e tij flet shumë.

Në tubim, asnjë simbol, asnjë flamur i shtetit tonë, Kosovës. Pastaj, akuzojmë Rakiqin e tjerë! Mos të harrojmë: Albini dhe shumë eksponentë të VV-së janë “qiraxhinj”. Populli i Kosovës nuk ka shtet tjetër dhe shtëpi tjetër pos Kosovës dhe shtëpive të tyre në të.