Ish-drejtori i Policisë: Nuk arsyetohet asnjë veprim ndaj uniformës policore

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj në një prononcim për Front Online ka dënuar sulmet ndaj zyrtarëve policorë.

Ai tha se nuk arsyetohet asnjë veprim kundër uniformës së Policisë.

“Ky është akt i papranueshëm. Sulmi është i papranueshëm nga kushdo që vjen. Nuk duhet të shohim gjëra të tilla në të ardhmen. Nuk arsyetohet asnjë veprim ndaj uniformës së Policisë së Kosovës”, tha ai për Front Online.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje në planin për shëndetësi premtonte funksionalizim të sigurimeve shëndetësore publike.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur as pas gati një viti e gjysmë qëkur ajo gëzon lidershipin. Ngjashëm, këtë punë e kishin neglizhuar edhe partitë paraprake në pushtet.

Ndryshe, në krye të detyrës kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre, jetën, gjithsej 21 policë.

Në bazë të Ligjit për Policinë e Kosovës, në rast të vdekjes në detyrë të zyrtarit policor, policia paguan shpenzimet e ceremonisë se varrimit, po ashtu paguan bashkëshorten/in apo fëmijët nën moshën 18-vjeçare me një ndihmë financiare të menjëhershme në një shumë që është e barabartë me pagën mujore bruto të shumëzuar me gjashtë.

Në raste të caktuara sipas vlerësimit, thuhet në ligj, qeveria mund të ndajë shumë më të lartë financiare të menjëhershme për zyrtarin policor i cili ka vdekur në kryerje të detyrës.

Bashkëshorti/ja dhe fëmijët nën moshën 18-vjeçare, kanë të drejtë në pension familjar deri në vlerën prej 60 deri në 80 për qind të pagës bruto.