Analisti Tasholli: Partitë që i bënin vija të kuqe PDK-së sot po e lusin për koalicion

Analisti politik Ismail Tasholli, ka thënë se të gjitha partitë politike që para zgjedhjeve i vendosnin vija të kuqe PDK-së, sot po e lusin PDK-në për të hyrë në koalicion.

Tasholli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se partitë që i kanë vendosur gjatë zgjedhjeve vija të kuqe PDK-së, e kanë bërë vetëm për të marrë ndonjë votë më shumë nga elektorati i tyre.

Dekkarata e plotë e Ismail Tashollit:

Ka disa ditë që po e dëgjojmë gati secilën parti politike duke i bërë thirje publike Partisë Demokratike të Kosovës për të hyrë në Qeveri.

Janë të njëjtat parti që vetëm pak muaj më parë, në kohë fushate, i vendosnin vijat e kuqe për PDK-në. Ato i ndërtonin profilet e tyre politike e publike, duke e sulmuar PDK-në. Vijat e kuqe ishin metafora e tyre për PDK-në që u servonin qytetarëve/votuesve, si përgjegjje e vetme, në vend se t’ua tregonin plan-progarmin e tyre.

Tani shohim se e duan koalicion me PDK-në dhe e kuptojmë se sa të pasinqerta ishin.

Mund të jetë i kupueshëm motivi i tyre në këto rrethana për një Qeveri të gjerë dhe nevoja për një stabilitet institucional, por kthimi i tregimit prapa flet shumë për këto parti.