Ish-eprori i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale, ka udhëtuar sot për në Hagë

Sadik Halitjaha, ish-eprori i UÇK-së është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar, shkruan Fokusi.info.

Për këtë ka njoftuar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mushtisht, derisa kanë bërë të ditur se Halitjaha është nisur sot në orën 12:30 nga Aeroporti i Prishtinës.

“Sot në orën 12:30, nga Aeroporti i Prishtinës, është nisur për në Hagë ish eprori i lartë dhe invalidi i UÇK-së, Z.V Komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës, KOM Sadik Halitjaha”, ka shkruar OVL-UÇK e Mushtishtit.

Ish-eprori i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ishte ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim edhe para dy vitesh.

“Sikur shumë luftëtarë të tjerë të UÇK-së, ne kemi fatin e përbashkët, sidomos eprorët që nga kreu i SHP të UÇK-së e deri në nivel të zonave kanë arritur t’i thërrasin Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara të Hagës. Unë kam marrë ftesën më 17 dhjetor të vitit 2019 dhe duhet të paraqitem më 28 janar të këtij viti”, pati thënë ai në vitin 2019 pas ftesës së marrë.