Sot rivarrosen eshtrat e martirëve të masakrës së Rezallës, të gjetur në varreza masive në Kizhevak të Serbisë

Sot do të organizohet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të martirëve të masakrës së Rezallës, të cilët janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.

Ceremonia e rivarrimit bëhet në ora 14 në Kompleksin e varrezave të martirëve në Rezallë, shkruan Fokusi.info.

“Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës Skenderaj, Bekim Jashari dhe Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, organizohet ceremonia e rivarrimit për martirët e masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.