Konjufca i shpreh ngushëllime familjes Veseli ne emër të Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli për humbjen e Fazli Veselit, babait të ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli.

“Në emër të Kuvendit, i shprehim ngushëllime familjes Veseli për vdekjen e babait të tyre”, ka thënë Konjufca para fillimit të seancës.

Lajmin për vdekjen e babait të Kadri Veseli e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook Donjet Bislimi, kryetarit të Rinisë të PDK-së.

“Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli. Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka thënë Bislimi.