Ish-këshilltari i Mustafës: Vetëvendosje e ka të sigurt vetëm postin e kryeparlamentarit

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit, Isa Mustafës, avokati Besnik Berisha thotë se interpretimi që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 e thotë qartë se partia që i fiton zgjedhjet e ka të sigurt vetëm pozitën e kryekuvendarit.

Sipas tij, çdo gjë tjetër është e diskutueshme.

Berisha në emisionin “Pressing” ka thënë se qytetarët i kanë dhënë Lëvizjës Vetëvendosje vetëm një mandat më shumë se sa LDK-së.

Ndërkaq ai thotë se interpretimi kushtetues bën të qartë se VV-së i takon posti i kryeparlamentarit, ndërsa gjithçka tjetër mund të diskutohet mes partnerëve, madje edhe posti i kryeministrit.

“Vetëm postin e kryeparlamentarit, pra të speaker-it ia rezervon interpretimi kushtetues. Gjithçka tjetër është e diskutueshme”, ka thënë avokati.

“VV si parti e parë e dalë në rezultate ka të drejtë ta marrë kryeparlamentarin. KM nuk nënkupton me automatizëm që është i partisë së parë, por është i partisë që arrin t’i marrë 61 vota ditën që del në votim në Kuvend”, shton ai