Ish këshilltari i Thaçit: Njëherë fushata në Shqipëri pastaj zgjedhjet lokale, Qeveri nuk do kemi deri për Vit të Ri

Ish këshilltari i ish presidentit Hashim Thaçi, ka kritikuar Qeverinë Kurti pasi nuk ka paraqitur programin e saj, dhe këtë sipas tij do ta shtyej duke u marrë me fushata.

Përmes një postimi në Facebook, Behramaj tha se Qeveria Kurti po bën një muaj qeverisje dhe një muaj paaftësi.

‘’ Po i bënë një muaj pa program. Edhe pse nuk ka nevojë të negociojë me askënd për përafrim programi, sepse e gëzon tërë pushtetin, ajo më shqetësim e ka rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri se qeverisjen e vendit dhe shëndetin e qytetarëve’’, shkroi Behramaj.

Ai shtoi se pas fushatës në Shqipëri, VV do merret me zgjedhjet lokale në Kosovë dhe nuk do kemi Qeveri deri për Vit të Ri.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Qeveria Kurti nuk po i bënë një muaj qeverisje, por një muaj paaftësi. Po i bënë një muaj pa program. Edhe pse nuk ka nevojë të negociojë me askënd për përafrim programi, sepse e gëzon tërë pushtetin, ajo më shqetësim e ka rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri se qeverisjen e vendit dhe shëndetin e qytetarëve.

Pas zgjedhjeve në Shqipëri fillojnë fushatën për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe Qeveri nuk do të kemi deri për Vit të Ri.’’/Fokusi.info/