Vrasja e trefishtë në Dardani: Klubi i Hendbollit ‘Prishtina’ ngushëllon bashkëlojtarin e tyre

Klubi i Hendbollit ‘Prishtina’ ka shprehur ngushëllime për tragjedinë e ndodhur sot në lagjën “Dardania” afër bulevardit “Bill Clinton”, ku ndodhi një vrasje e trefishtë.

Në mesazhin ngushëllues të KH “Prishtina”, shkruan se ndihen të tronditur me tragjedinë që i ka ndodhur, kapitenit, lojtarit të ekipit, Kreshnik Krasniqi.

“Sot u shokuam nga lajmi i hidhur për tragjedinë që i ka ndodhur kapitenit, lojtarit dhe shokut tonë Kreshnik Krasniqi. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta si klub, shokë e kolegë”.

Tutje thuhet se të gjithë ndajmë dhimbjen me bashkëlojtarin e tyre.

“Të gjithë ndajmë dhimbjen me ty i dashur Kreshnik. Bëhu i fortë, ashtu si ishe gjithmonë që të përballosh këtë dhimbje me rastin e humbjes të më të dashurve të tu”.