Ish-komandant Leka e zbulon kur do të intervistohet nga Specialja

Ish-komandanti i UÇK-së Nuredin Ibishi, dy ditë më pare u ftua nga Gjykata Speciale.

Ai ka dhënë detaje për Reporteri.net rreth ftesës që i është bërë nga Specialja, duke thënë se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Jam ftuar në cilësi të dëshmitarit. Pjestarët e UÇK-së i janë përgjigjur ftesave si të drejtësisë vendore ashtu edhe asaj ndërkombëtare. Në Hagë jam ftuar të intervistuar në mesin e muajit të ardhshëm, më 14 nëntor”, ka thënë Ibishi për Reporteri.net.

Por ai thotë se po bëhet drejtësi selektive.

“Duhet të ketë një epilog, po përsëristet e njëjta gjë. Drejtësia selektive po vazhdon”, ka thënë Ibishi.

Lidhur me këtë ftesë, ish-komandanti i njohur me nofkën Leka, dy ditë më parë kishte shkruar edhe përmes Facebookut, por nuk kishte treguar datën se kur do të invervistohet nga Haga, përveç që kishte shkruar se në mesin e muajit nëntor.

“Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë, miq dhe familjarë,
Ju njoftoj se kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .
Ky intervistim do të bëhet në mesin e muajit Nentor 2019. Si në shumë procese të deritashme, unë dhe bashkëluftëtarët e mi do të deshmojmë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe dhe do mbetet e tillë. Ashtu siç e zhvilluam luften për liri dhe triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe ndihmës së Aleancës Ndërkombëtare të prira nga SHBA edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë. Faleminderit për mbēshtetjen e vazhdueshme!”, kishte shkruar Ibishi.