Ish-konkurrenti i “BBV” zbulon skenarin, tregon se cili do të jetë fituesi

Elton Tozaj dhe Fjorentina Halili kanë qenë dy nga protagonistët që e dinë mirë se çfarë përjetohet në shtëpinë e “Big Brother”. Të ftuar në emisionin “Expuls”, ata folën për edicionin e parë të “Big Brother VIP”, ku u pyetën edhe nëse fituesi ishte i paracaktuar.

“Po, dhe është Arjola Demiri. Është Arjola sepse është produkt i Top-it dhe ajo po luan mirë, siç i kanë thënë. Big Brother tani fillon vërtetë.”-tha Elton Tozaj, ndërkohë që u mbështet edhe nga Fjorentina.

Sipas të dy ish-konkurentëve, Donaldi dhe Iliri që lakohen si fitues, nuk do të arrijnë të marrin vendin e parë. Gjithashtu, Eltoni tregoi se gjatë eksperiencës së tij brenda shtëpisë, produksioni i jepte atij instruksione se si të vepronte.