Ish-kryetari i Odës Ekonomike: Buxheti i 2024-tes diskriminues për disa komuna që nuk i udhëheq VV-ja

Qeveria e Kosovës javë më parë ka miratuar buxhetin për vitin 2024, prej 3.3 miliardë euro.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike tashmë anëtar i LDK-së, Berat Rukiqi e ka vlerësuar si buxhet diskriminues për komunat që nuk i udhëheq VV.

Rukiqi për Front Online ka përmendur disa projekte që sipas tij po injorohen nga pushteti.

“Ministria e Infrastrukturës është buxhet diskriminues për komunat e zonat të cilat nuk udhëheqë VV ka vendos me i dënuar kolektivisht qytetarët kemi fol disa herë si parti për Prishtinën. Me vite kërkohet projekti i unazës as nuk lejohet të diskutohet por injorohet. Qentë endacak që është problem nacional s’pashë projekt për projektin e energjisë të cilat janë me rëndësi për qytetarët, asnjë projekt nuk shoh në asgjë”, tha Rukiqi.

Ai thotë se buxheti I ndarë shkon më së shumti tek komunat e udhëhequra nga partia në pushtet.

Rukiqi e ka vlerësuar si keqmenaxhim çështjen e buxhetit nga Qeveria.

“Shumica e buxhetit shkon tek komunat e VV. Në këto projektet ekzistuese nuk ka progres, Qeveria as në vitin tjetër nuk planifikon me nisë vetë asnjë projekt, vetëm 13% janë ndarë për projekte të reja pra janë në vazhdimësi projektet e së kaluarës të cilat nuk po përfundojnë. Nuk ka asnjë projekt të përfunduara nuk ka asnjë të ri që e ka nisë kjo është qeverisja me mjetet tona që është keqmenaxhim se qeverisë i jepen për besim që me na kthy mjetet me projekte e zhvillim”, thotë ai.