Kategoritë e luftës përfitojnë zbritje 30% nga laboratori OxyLAB

Veteranët, Invalidët, Familjet e Dëshmorëve dhe familjarët e tyre, do të përfitojnë zbritje 30% në të gjitha shërbimet laboratorike që i ofron laboratori OxyLAB, shkruan Fokusi.info.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku.

NJOFTIMI

Me bashkëluftëtarin Driton Avdiu pronar i OxyLAB, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nënshkruan memorandum mirëkuptimi.

Me këtë memorandum: Veteranët, Invalidët, Familjet e Dëshmorëve dhe familjarët e tyre, do të përfitojnë zbritje 30% në të gjitha shërbimet laboratorike që ky institucion i ofron.

Falënderojmë pronarin e OxyLAB, duke i dëshiruar suksese në punë!