Ish-ministri i Financave: Paratë false krim ekonomik, shteti t’i aktivizojë organet adekuate

Ndikim të madh në buxhetin e shtetit nuk mund të ketë.

Kështu po thotë për Front Online ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

Shatri tha se parat e falsifikuara janë krim ekonomik.

Ish-ministri thotë se nga ky fenomen fiton ai që i ka prodhuar parat deri sa të dënohet.

“Kjo nuk mund të ketë shumë ndikim në buxhetin e shtetit sepse shuma e gjetur të mërkurën edhe nëse qarkullon një pjesë e vogël shkon në buxhet por nuk ndikon ajo shumë. Kjo është e paligjshme, krim ekonomik, dikush përfiton me diçka që s’është reale i dëmton personat që i kanë parat origjinale. Në këtë rast fiton ai që i ka prodhuar parat e falsifikuara deri sa të dënohet”, deklaroi Shala.

Shteti t’i aktivizojë organet që merren me parat e falsifikuara, thotë Shatri.

“Policia duhet t’i ketë sytë qelë dhe Inspektorati i Tregut të japin shpjegime si duhet të identifikohen ato para që nuk janë origjinale, se shumë qytetarë nuk mund t’i dallojnë. Shteti të jetë më aktiv, t’i aktivizojë organet që merren me këto ngjarje me i luftu ma me vendosmëri këto dukuri”, është shprehur Shala.