Ish-ministri i jashtëm thotë se Kurti me qëllim u la anash në Samitin e Ballkanit

Ish-ministri i punëve të Jashtme Skënder Hyseni ka komentuar mbajtjen e Samitit të Ballkanit Perëndimorë.

Në një intervistë dhënë arbresh.info, Hyseni duke komentuar pjesëmarrjen e Spanjës dhe Borellit, e sheh si hap pozitiv për Kosovën.

“Spanja nuk duhet të mbetet mbrapa këtyre trendëve dhe duhet të çojmë në një zgjidhje përfundimtarë mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut ku duhet të përmbyllet me një njohje.

Spanja është një nga vendet që se ka njohur Kosovën dhe njohja nga ajo do të hapte dyer të reja për të çuare Kosovën përpara. Më një fjalë është diçka e re nga BE karshi Kosovës”.
Pjesëmarrjen e Presidentit Hashim Thaçit, në këtë samit e jo të Albin Kurtit, mund të jetë një mesazh për të parin e qeverisë dhe legjimitetin e qeverisë.

“Formatin e takimeve samiti BE është një format standard i cili zhvillohet coftë në nivel ministrave, kryeministrave apo presidenteve”. Nuk e di pse Kryeministri në dorëheqje nuk është ftuar në këtë takim. Besoj që Kryeministri aktual në dorëheqje nuk shihet si aktor prandaj dhe do të jetë lënë anash. Gjithsesi mundet më kanë vetëm spekulim”.