Stuhia në Velipojë, shkulen nga rrënja pemët shekullore (video)

Pamjet më poshtë janë regjistruar gjatë ditës së mërkurë në fshatin Pulaj të Velipojës.

Videoja është shpërndarë nga OSHEE-ja, me të cilët tregohet shkulja masive e pemëve që kanë dëmtuar gjithashtu rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike.

Stuhi të fuqishme goditën mbrëme Bregdetin Shqiptar në veri. Linja e stuhive ishte e gjatë që nga bregdeti kroat, ndërsa stuhia i hunbi vetit në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sot stuhi të reja goditen Bregdetin Shqiptar në qendër, kurse para një ore edhe jugu i Shqipërisë u godit nga stuhi me vetëtima dhe bubullimë. Cikloni kalojë dhe tani pritet stabilizim i motit në tërë rajonin.