Ish sekretarja e ShBA-së, Madeleine Albright i ka dërguar letër kryeministrit Ramush Haradinaj

Përmes rrjetit social Facebook, Haradinaj ka bërë publike letrën që i ka shkruar Albright, transmeton fokusi.info

Ish-sekretarja Albright është ikonë e paqes dhe gruaja që ka bërë shumë për Kosovën, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i plotë i kryeministrit:

I nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, që rikonfirmon edhe njëherë miqësinë speciale që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ish Sekretarja Albright, është ikonë e paqes dhe gruaja që bëri shumë për shtetin e Kosovës. Mirënjohës përjetë për përkrahjen dhe kujdesin që ish Sekretarja Albright dhe Amerika kanë treguar për vendin tonë! Amerika është aleati ynë i përhershëm dhe ne jemi të bekuar që jemi në rreshtin e tyre!

RH