Ish-shefi i AKI’së: Parandaluam një sulm terrorist ndaj një stacioni policor dhe qendre tregtare të njohur në Kosovë

Ish-drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj ka treguar se arrestimi i hoxhollarëve kohë më parë ishte shumë i nevojshëm në luftën kudër ekstremizmit fetar.

Lidhur me këtë, ai tregon se si një grup njerëzish kishin planifikuar sulm terrorist në një stacion policer në Kosovë, në mënyrë që të vazhdojnë tutje e ta sulmojnë një qendër të njohur tregtare

‘’Kemi pasë disa raste që në momentin e fundit janë evitu. Sulme terroriste.Një plan ka qenë të sulmohet stacioni i policisë dhe të merret armatim, pastaj me atë armatim me sulmu një qendër tregtare tepër të njohur. Ai grup ka qenë shumë i planifikuar. Kan qenë grupe 3-5 ‘, shton ai në një debat televiziv.