Ish-ushtari i UÇK-së: Mos i keqpërdor tragjeditë e të tjerëve për fushatë, o kryetar Muharremaj!

Veterani i Luftës së UÇK-së, Besim Kuçi e ka demantuar Kryetarin e Komunës së Therandës në lidhje deklaratën e tij për fotografinë me policin e dyshura për vrasjen në Therandë.

“Mos harro se nuk nënvlersohesh nëse tregon të vërtetën, përkundrazi”, ka thënë ish-ushtari i UÇK-së.

Ky është shkrimi i Besim Kuçit:.

Te jesh S4, që në atë kohë nënkuptonte ndihmeskomandant i brigadës për logjistikë, dhe kjo nuk të bën zëvendëskomandant. Brigada 123 ka pasur 7 ndihmeskomandantë. Nderkaq ndihmeskomandanti nuk jep urdhera por i zbaton ato.Dhe ti ke qenë një ndër ata ndihmeskomandantë që ke zbatuar urdhëra nga komandanti i brigades. Dhe as nuk i ke pasur nën komandë 1800 ushtarë, pse thoni i kam pasë 1800 ushtarë. Mos sepse kjo është e pandershme. Kështu e degradon veten, edhe luftën.

Mos harro se nuk nënvlersohesh nëse tregon të vërtetën, përkundrazi. Çdo pozicion në hierarkinë ushtarake në luftë që e ka pas secili ka qenë i rëndesishëm. Andaj edhe pozicioni i S4 -shit të cilin ju e kishit nuk ju nënqmon. Prandaj mos e shtrembëroni të vërtetën. Gjeneratat e reja nuk meritojnë të gënjehen. Mjaftë me me gënjeshtra , shkruan Besim Kuçi!