“Ishalla po cofë, ka hy në gjynah me diasporën” – komente çnjerëzore pas infektimit të Valdete Dakës me koronavirus

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është infektuar me coronavirus.

Ajo po qëndron në izolim dhe nuk e ka kryesuar mbledhjen e sotme të KQZ-së.

Lajmi për infektimin e Valdeted Dakës ka nxitur reagime të shumta të atyre që i dëshirojnë shërim sa më të shpejtë nga Covid-19.

Por, përkundër kësaj ka pasur edhe komente të shumta negative, e madje disa edhe ia kanë dëshiruar vdekjen kryetares së KQZ-së.

“Ishalla po cofë” – ishin disa nga komentet çnjerëzore në lajmin që u publikuan për infektimin e Valdete Dakës.

Disa nga ta e kanë ndërlidhur rastin e infektimit edhe me procesin e numërimit të votave.