“Ishte spiun i Rusisë”| Raportohet se Ukraina ka vrarë një nga negociatorët e saj

Sipas burimeve të medias ukrainase “Ukrainska Pravda”, një anëtar i delegacionit negociator ukrainas që u takua me Rusinë, u qëllua për vdekje nga oficerët e Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës.

Burri dyshohet se ishte Denys Kirieiev, një ish-nënkryetar i Oschadbank, transmeton Demokracia.com.

SBU kishte “prova të forta” se ai po nxirrte informacion në Rusi.

Kujtojmë se Rusia dhe Ukraina kanë zhvilluar dy takime në të cilat është biseduar për uljen e tensioneve mes dy shteteve.

Pasi që Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”.

Nga ana tjetër Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.