Përurohet Studioja Televizive për studentët e Gazetarisë në UP

Sot mbahet ceremonia e përurimit të MediaLabit, projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

MediaLab është një studio televizive e cila do të ofrojë mundësi praktike për studentët e gazetarisë.

Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së, Universitetit të Prishtinës dhe Departamentit të Gazetarisë.

Ceremonia nis në ora 10:00 sallën e MediaLabit në katin e dytë të Fakultetit Filologjik.