Ishte zhdukur prej ditës së djeshme, gjendet i vdekur në Gjirokastër avokati 64-vjeçar

Një 64-vjeçar me profesion avokat i cili ishte shpallur i zhdukur prej ditës së djeshme, është gjetur i vdekur pasditen e së shtunës. Ai u gjet i vdekur në përroin e Dunavati në qytetin e Gjirokastrës.

Dyshohet se viktima ishte banues në Tiranë dhe kishte shkuar si turist në Gjirokastër.

Policia po heton për të gjetur shkaqet që kanë sjellë vdekjen e 64-vjeçarit.

Shqiptarja.com