Islanda dhe Shqiperia – Shiko këtu ndeshjen

Shqipëria nis rrugëtimin e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve, teksa ndeshja e parë do të jetë ajo ndaj Islandës në transfertë, me kuqezinjtë që do të kërkojnë tre pikët, pasi synojnë të fitojnë grupin, për të shtuar shanset e kualifikimit në Europian.

Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Keidi Bare do të jenë mungesat për Shqipërinë në transfertën islandeze, ndërsa trajneri Edi Reja duket se ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Nuk ka dilema as në sulm, teksa në krah të Cikalleshit, besimi do t’i jepet bomberit të Superiores, Taulant Seferi, me Balajn dhe Vrionin që do ta nisin nga pankina.

Islandë-Shqipëri do të startojë të sonte në orën 20:45.

Shiko ketu ndeshjen – LIVE

Shiko ketu ndeshjen – LIVE