Ismaili: PDK-ja do vazhdojë të jetë opozitë në shërbim të qytetarëve

Sekretari i PDK-së, Uran Isamaili ka thënë se Kosova është vendi i vetëm që me dy qeveri, ajo Kurti dh Hoti kanë lënë qytetarët pa pako të rimëkëmbjes ekonomike.

Ai ka thënë se një vit pas zgjedhjeve nacionale populli e ka parë dështimin e këtyre qeverive.

Albin Kurti si kryeministër do të mbahet në mend për dy gjëra të turpshme, mbylljen e kufirit me Shqipërinë dhe hapjen me Serbinë. Qeveria Kurti dhe Hoti kanë pasur dështime të cilat kanë futur vendin në krizë”,ka thënë Isamili.

Ai ka thënë se PDK-ja do vazhdojë të jetë opozitë në shërbim të qytetarëve.