Ismaili takohet me Kosnett, diskutojnë për situatën politike

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se sot ka pasur një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se ambasadorin e ka njoftuar për luftën kundër korrupsionit në Ministri, duke shtuar se patën diskutime edhe për situatën aktuale politike.
“Kënaqësi ta pres ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett të cilit i urova mirëseardhje në Kosovë. Me ambasadorin Kosnett diskutuam për situatën aktuale politike, si dhe e njoftova për luftën e madhe kundër korrupsionit që kemi bërë në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë vitit 2018, duke ndalur çmimet e fryra të barnave”, ka shkruar Ismaili.
Ministri i Shëndetësisë tutje ka shkruar se Kosova i është mirënjohëse Amerikës, për përkrahjen në secilin hap deri më tash.
“Kosova i është mirënjohëse SHBA-së për përkrahjen e parezervë në secilin hap të shtetndërtimit dhe gatishmërinë e saj për të qenë aleate e jona edhe në reformat për shëndetësi”, përfundon Ismaili.