Istrefi tregon nëse do të ketë ulje të pagave për punëtorët

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka theksuar se nuk do të ketë ulje të pagave për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje publike.

Ai ka thënë se është për privatizimin e Telekomit, por jo në këtë fazë.

“Nuk do të ketë ulje pagash për punëtorët e Telekomit. Në këtë periudhë dhe në këtë gjendje në të cilën është Telekomi është mirë mos të privatizohet. Nuk jam kundër privatizimit por jo në këtë kohë. Nuk duhet që qeveria të proklamojë se Telekomi është në krizë fianciare apo falimentim”, shkruan Gazeta Blic.

Istrefi ka përmendur edhe disa hapa, deri tek rimëkëmbja e TK-së.

“Degradimi i shërbimeve që i kemi t`i kthejmë në stabilitet, implementimi i Kodit të Kosoëvs (383) dhe implementimi i ligjit të përgjimit”.