Masakron dhelprën dhe ia vjedh bishtin(Foto)

Diku në malet e Kamenicës, dikush e ka kryer një vepër çnjerëzore ndaj një dhelpre.

Personi i panjohur e ka vrarë dhelprën duke e goditur disa herë nëpër trup.Më pas, ia ka prerë bishtin dhe trupin e pajetë të kafshës e ka lënë në therra, shkruan Mitropol,transmeton Fokusi.info

Dhelprën e ka gjetur qytetari i asaj ane Besnik Jakupi i cili shkroi në grupin e fotografëve “wildlife”. “Sot e gjeta kete dhelpër te masakruar, edhe bishtin ia kishin prerë, dhe e kishin varur ne therrë…Ky gjest eshte i ulët, të pa-shpirtët e bëjnë këtë .

Kamenice, Dhjetor, 2020″, ka shkruar ai.

Nuk është hera e parë që njerëzit shpirtligë bëjnë vepra kaq të ulëta ndaj kafshëve ,kujtojmë disa raste kur pa mëshirë janë keqtrajtuar edhe qentë endacak dhe kafshë të tjera pa pronarë.